“Ushtria izraelite nuk do t’i lërë vetëm batalionet e terrorit në Rafah dhe lufta do të vazhdojë deri në fitoren totale të Izraelit ndaj Hamasit.
Kështu u shpreh kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pas takimit që zhvilloi në Jerusalem me homologun holandez, Mark Rutte, shkruan Al Jazeera.
Rutte, i cili po viziton Izraelin për herë të tretë që nga 7 tetori, do të takohet gjithashtu me ministrin e Kabinetit të Luftës, Benny Gantz dhe kryeministrin palestinez, Mohammad Shtayyeh.
Rutte paralajmëroi në rrjetin social X se një pushtim izraelit i Rafahut do të kishte “pasoja katastrofike humanitare” dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm që kulmon në një “fund të qëndrueshëm” të konfliktit, duke përfshirë një “shtet të qëndrueshëm palestinez, pranë një Izraeli të sigurt”./abcnews.al