Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë, diskutime për armëpushim në Gaza

schedule09:49 - 4 Korrik, 2024

schedule 09:49 - 4 Korrik, 2024

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të thërrasë të enjten në mbrëmje një takim të kabinetit të tij të sigurisë.

Në mbledhje do të diskutohen propozimet nga Hamasi për një marrëveshje të mundshme armëpushimi në Gaza, tha një burim në zyrën e Netanyahut për Reuters.

Para mbledhjes së kabinetit, Netanyahu do të ketë konsultime me ekipin e tij të negociatave për armëpushim./abcnews.al