Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se lufta në Gaza është larg përfundimit dhe hodhi poshtë ato që ai i quajti spekulime të rreme mediatike se qeveria e tij mund të shpallë një armëpushim në Rripin e Gazës
“Nuk do të ndalemi. Ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe do të intensifikojmë betejën në ditët në vijim. Lufta nuk do të përfundojë së shpejti”, theksoi ai.
Ndërkohë, të paktën 20,674 njerëz janë vrarë dhe 54,536 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, tha sot ministria e shëndetësisë së Gazës.
Ministria shtoi se 250 palestinezë u vranë në 24 orët e fundit dhe 500 u plagosën.
/abcnews.al