Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se do të çmilitarizojë Gazën dhe do të ketë përgjegjësinë e IDF-së për sigurinë e saj, sepse askush tjetër nuk mund të sigurojë që do të ketë një regjim paqësor.
I pyetur për kritikat e tij ndaj Marrëveshjes së Oslos – nënshkruar në vitet 1990 midis Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës – Netanyahu tha se nuk u kupton pyetjet e gazetarëve, shkruan Sky News.
“Për 13 vjet më fajësoni mua se jam personi që kam frenuar marrëveshjet e Oslos, që kam penguar krijimin e shtetit palestinez. Po është e vërtetë që kam thënë që kur u zgjodha kryeministër, në fushatën time elektorale, duhet të ketë lidhje reciproke. Nëse ata japin, në rregull do të japim, ata do të marrin, por ata nuk dhanë asgjë, kështu që unë jam shumë krenar që pengova krijimin e një shteti palestinez sepse ne e dimë se si do të dukej”, theksoi ai.