Netanyahu i përgjigjet komenteve kritike të Biden: Kemi mbështetje të konsiderueshme, do të vazhdojmë luftën

schedule08:57 - 28 Shkurt, 2024

schedule 08:57 - 28 Shkurt, 2024

Duke iu përgjigjur komenteve kritike ndaj qeverisë izraelite nga Joe Biden në mes të operacioneve të vazhdueshme ushtarake në Rripin e Gazës, kryeministri izraelit Netanyahu citoi një sondazh të fundit që tregon se shumica e amerikanëve mbështesin Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit.

Në një intervistë televizive, presidenti amerikan paralajmëroi se Izraeli rrrezikon të humbasë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar.

“Që nga fillimi i luftës, unë kam udhëhequr një fushatë diplomatike që synon të shmangë presionin për një fund të hershëm të saj dhe në të njëjtën kohë të sigurojë mbështetje për Izraelin,” tha sot Netanyahu.

Duke cituar një sondazh të publikuar të hënën që zbuloi se 82 për qind e amerikanëve mbështesin Izraelin në luftën e tij me Hamasin, Netanyahu nuk e fshehu kënaqësinë e tij.

“Ne kemi mbështetje të konsiderueshme dhe kjo na jep forcën për të vazhduar luftën kundër Hamasit deri në fitoren totale”, shpjegoi kryeministri i Izraelit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!