Netanyahu: Hezbollahu po përgatiste një sulm më të madh se ai i 7 tetorit

schedule22:07 - 23 Tetor, 2024

schedule 22:07 - 23 Tetor, 2024

Hezbollahu po përgatiste në Liban një sulm kundër Izraelit “madje edhe më i madh” se ai i 7 tetorit”, ka deklaruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Në një intervistë për mediat e huaja, ai po ashtu ka thënë se në një distancë prej 100 – 200 metra nga kufiri i Izraelit, në anën libaneze, kanë gjetur tunele nëntokësore që po përgatiteshin për një pushtim të Izraelit.

“Një sulm edhe më i madh se ai i 7 tetorit… me xhipa e motoçikleta, me raketa dhe raketa. Ata po planifikonin një pushtim,” ”, sqaroi Netanyahu.

Në mesin e tetorit, kreu i qeverisë izraelite i tha në një intervistë për gazetë franceze Le Figaro se “një sasi e armëve më moderne ruse” ishte gjetur nga ushtria izraelite në vendstrehimet e Hezbollahut pro-iranian në Libanin jugor.

Pas gati një viti përleshjesh ndërkufitare me luftëtarët e Hezbollahut, Izraeli më 23 shtator filloi një fushatë të rëndë sulmesh ajrore kundër bastioneve të grupit në Liban.

Një javë më vonë ai filloi operacionet tokësore në pjesën jugore të vendit. Izraeli përsërit se dëshiron të largojë Hezbollahun nga kufijtë e tij dhe t’i japë fund sulmit me raketa nga grupi shiit për të lejuar afro 60,000 banorët e zhvendosur të kthehen në Izraelin verior.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!