Forcat izraelite po intensifikojnë operacionet brenda Gazës dhe do të vazhdojnë të luftojnë derisa të fitojnë kundër Hamasit, tha kryeministri Benjamin Netanyahu në një deklaratë të publikuar të dielën.
“Qytetarë të Izraelit, ne po intensifikojmë luftimet në Rripin e Gazës. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitoren absolute ndaj Hamasit.
Kjo është mënyra e vetme për të liruar pengjet tona, për të eliminuar Hamasin dhe për të siguruar që Gaza të mos jetë më një kërcënim për Izraelin”, tha Netanyahu.
“Kjo do të kërkojë kohë, por ne do të jemi të bashkuar, ushtarët, njerëzit dhe qeveria. Ne jemi të bashkuar për të luftuar deri në fund.”
Netanyahu foli edhe për ushtarët izraelitë që u vranë gjatë operacioneve ushtarake në Gaza.
“Lufta ka një çmim, një çmim shumë të rëndë në jetën e ushtarëve tanë heroikë dhe ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur jetën e ushtarëve tanë.
Megjithatë, ka një gjë që nuk do të bëjmë: Nuk do të ndalemi derisa të fitojmë”, tha ai.
Deklarata e Netanyahu vjen pasi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën gjatë një konference për shtyp se konflikti “duhet të kalojë në një fazë me intensitet më të ulët”.
/abcnews.al