Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-shefi i ushtrisë Benny Gantz, ndodhen në SHBA ku pritet që të takohen me presidentin amerikan Donald Trump.
Mediat amerikane bëjnë me dije se takimet do të zhvillohen të ndara në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti Donald Trump pritet të paraqesë hollësi për planin e tij të shumëpritur për zgjidhjen e konflikti izraelito-palestinez.
Ndërkohë të martën pritet që të jepen dhe detajet në lidhje me takimin që do të zhvillojë presidenti Trump me Kryeministrit Netanyahu.
“Të hënën do të takoj Presidentin Trump ndërsa të martën, së bashku me të, ne do të bëjmë histori,” tha zoti Natanyahu. Nga ana e tij, zoti Gantz tha se ai po pret me padurim atë që e quajti një “vizitë shumë të rëndësishme”.
Ndërkohë deri më tani palestinezët e kundërshtojnë qasjen e administratës Trump dhe atë që ata e shohin si një paragjykim pro-izraelit, prandaj shanset për sukses duken të zbehta.
Ministria e jashtme palestineze tha në një deklaratë të dielën se asnjë Palestinez nuk do ta pranonte planin./abcnews.al