Netanyahu-Blinken: Izraeli do të dërgojë trupa në Rafah me ose pa mbështetjen e SHBA

schedule15:47 - 22 Mars, 2024

schedule 15:47 - 22 Mars, 2024

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i shprehu Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken vendosshmërinë për të dërguar ushtrinë për një sulm tokësor në Rafah, qyteti jugor në Gaza, ku strehohen më shumë se 1 milion palestinezë të zhvendosur nga zonat e luftës.

Ai tha se këtë do ta bëjë me ose pa mbështetjen e SHBA-së, sipas zyrës së kryeministrit izraelit. Netanyahu i tha Blinken, i cili ndodhet në Izrael, se nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të mposhtur lëvizjen islamike Hamas pa avancimin e ushtrisë izraelite në Rafah.

“Dhe i thashë se shpresoj ta bëjmë me mbështetjen e SHBA-së, por nëse duhet do ta bëjmë vetë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!