Netanyahu akuzohet për krime lufte/ “Haga duhet të zbatojë urdhrin”, Jasini: Gjykatat ndërkombëtare veprojnë në bashkëpunim me autoritetet vendase

schedule16:21 - 21 Nëntor, 2024

schedule 16:21 - 21 Nëntor, 2024

Gjykata Ndërkombëtare Penale e Drejtësisë ka lëshuar urdhër arrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Netanyahu akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës në Gaza. Për të njëjtën akuzë, u lëshua urdhër arrest edhe për ish ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Në një intervistë në “Faqja 4” në ABC News, Rudina Jasini, studiuese e të drejtës ndërkombëtare penale, komentoi këtë vendim të fundit që vjen nga Gjykata Penale e drejtësisë, duke theksuar se Haga duhet të zbatojë urdhrin e Gjykatës.

“Është lëshuar urdhër arresti ndaj kryeministrit aktual të Izraelit dhe ministrit të mbrojtjes. Sot këta dy individë janë të pandehur dhe të kërkuar ndërkombëtarisht. Traktatin e Romës e kanë nënshkruar një numër i konsideruar shtetesh. Në gjithë BE pothuajse të gjitha vendet e Europës e njohin juridiksionin e kësaj gjykate. Pra autoritetet vendase kanë detyrim ligjor të zbatojnë vendimet që ka marrë kjo gjykatë. Kjo aktakuzë qëndron sa kohë ka baza për vepra penale. Gjykatat ndërkombëtarë operojnë mbi bazën e bashkëpunimit të ngushtë të vendeve. Varet edhe kush drejton shtetet në një kohë dhe epokë të caktuar. Kur bëhet fjalë për krimet e luftë, apo gjenocid imuniteti që gëzon drejtuesi i një shteti nuk funksionin. Pra kjo gjykatë ka argumentuar që ka prova të besueshme që këta individë i kanë mohuar popullsisë civile gjërat e domosdoshme për të mbijetuar dhe kjo përben bazën e krimit të luftës dhe krimit kundër njerëzimit”, tha ndër të tjera Jasini.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!