Netanjahu në Bruksel, kërkon nga BE njohjen e Jeruzalemit kryeqytet

schedule12:12 - 11 Dhjetor, 2017

schedule 12:12 - 11 Dhjetor, 2017

Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanjahu, gjatë vizitës në Bruksel u kerkoi shteteve anëtare të Bashkimit Europian njohjen e Jeruzalemit kryeqytet ashtu sic beri SHBA-ja. Pas mbërritjes në Bruksel, Netanjahu, deklaroi serish se Jeruzalemi është kryeqyteti i hebrenjve prej 3 mije vjetesh, sic thuhet edhe ne Bibel. Sipas kryeministrit izraelit, Trump me njohjen e tij vetëm sa konfirmoi këtë fakt.

Netanjahu  shprehu besimin e plotë se shumica e shteteve anëtare të BE-së do t’i zhvendosin ambasadat tyre në Jeruzalem, duke e njohur ate  si kryeqytet te vendit. Kryeministri izraleit kërkoi angazhim të perbashket për më shume siguri, prosperitet dhe paqe.

Shefja e Politikës së Jashtme e Bashkimit Europian, Federica Mogerini, , theksoi në lidhje me deklaratat e Netanjahut se Unioni është i qartë në pozicionin mbi këtë cështje. Ajo mbrojti serish qendrimin se zgjidhja me reale e konfliktit Izrael-Palestinë do të ishte: Jeruzalemi kryeqytet i të dy shteteve.

Kryeministri Netanjahu ndodhet në Bruksel për bisedime mbi cështjen e nxehtë të Jeruzalemit, e cila prej ditesh ka nxitur protesta, dhune dhe viktima ne lindjen e mesme. Kjo është vizita e parë e një Kryeministri Izraelit në selinë e BE, prej më shumë se 20 vitesh.

Shpallja e Jeruzalemit kryeqytet i Izraelit nga Presidenti Trump, i ka lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikes vetëm me Izraelin aleat perballe gjithë faktorit ndërkombëtar, jo vetëm në Lindjen e Mesme dhe në vende të tjera arabe, por edhe përballë liderëve europiane./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!