Nesta: Ma punuan te Milani, aty e kuptova se klubi vinte i pari

schedule09:20 - 1 Maj, 2020

schedule 09:20 - 1 Maj, 2020

Alessandro Nesta u largua nga Lazio verën e vitit 2002 dhe tifozët kryeqytetas nuk e pritën mirë një lëvizje të tillë. Mbrojtësi qendror kaloi te Milani dhe e nisi mbarë aventurën, pasi në fund arriti të fitonte Champions League, pasi kuqezinjtë triumfuan kundër Juventusit në finale.

Nesta është rikthyer të flasë për kohën te Milani dhe madhështinë e atij klubi, në një lidhje direkte me mbrojtësin Paolo Cannavaro, mikun e tij në kombëtare. “Te Milani, një arkitekt zgjodhi mobiliet e mira. Thjesht duhet të mendoja për të fituar”, tregon Nesta.

Më pas mbrojtësi thekson se Milani ishte mbi të gjithë, edhe pse ai në fillim kishte menduar se do ishte e lehtë për të. “Pasi fitova Champions League në vitin tim të parë te Milani, mendova se mund të relaksohem dhe të luaj aty edhe për 10 vite të tjera.

Verën e ardhshme Milani bleu Jaap Stamm dhe unë menjëherë e mora mesazhin se asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi”, shprehet Nesta, i cili tashmë ka nisur një karrierë të re si trajner dhe momentalisht drejton skuadrën e Frosinone. /abcnews.al