Nesho: SHBA e ka kuptuar qëllimin e Vuçiçit me “Ballkanin e Hapur”

schedule19:48 - 7 Qershor, 2022

schedule 19:48 - 7 Qershor, 2022

Samiti i “Ballkanit të Hapur” që mbahet ditën e nesërme në Ohër vjen me risi, pasi është i pranishëm kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe i ai Bosnjës.

Megjithatë, diplomati Agim Nesho thotë se asgjë e re nuk po ndodh. I ftuar në “Radar Informativ” me Juli Xhokaxhi, Nesho thekson se ata janë thjeshtë vëzhgues si në samitet e mëparshme.

“Nuk po ndryshon asgjë. Këta janë në rolin e vëzhguesve. Edhe në Beograd kryeministri i Malit të Zi mori pjesë, por nuk do të thotë që këta do të jenë pjesë e kësaj gjëje, partia më e madhe në Mal të Zi e ka shprehur hapur që nuk duan të jenë pjesë e kësaj. Edhe Bosnje ka rezerva”, tha ai.

Diplomati shton më tej se në plan të parë SHBA dhe BE nuk pengojnë asnjë iniciiativë lokale.

Lexo edhe: “Deklarata e Lavrov sarkastike”, Karadaku zbulon axhendën e Ohrit dhe tregon se çfarë i tha ambasadori amerikan për “Ballkanin e Hapur”

“Në planin  parë SHBA dhe BE nuk pengojnë asnjë iniciativë që vjen nga poshtë. Asnjë shtet kryesor nuk del kundër iniciativave lokale, por shpreh rezervat e tij. Pavarësisht se amerikanët kanë një vëmendje të shtuar, por presidenti amerikan ka thënë që për çështjet evropiane do të përgjigjet vetë Evropa. Pra roli i Gjermanisë do të jetë ashtu siç ka qenë”, tha ai.

Nesho shprehet se Perëndimi e ka kuptuar qëllimin e Aleksandër Vuçiç me nisën e “Open Balkan”. Sipas tij qëllimi është që të vazhdohet me politikën e Titos dhe për të zgjatur pushtetin autokratik.

“DASH përpiqet në këtë plan që të mos frenojë. Së dyti janë problemet e lobizmit që zënë vend. duket që perëndimi e ka kuptuar që iniciativa e Vuçiç ka një qëllim tjetër. Duke qenë vende autokrate. Le Monde tregon se në Ballkani Perëndimor nuk është mafia që ekziston por shteti që bashkëpunon me mafian. Perëndimi i ka kuptuar që ata duan të vazhdojnë një rrugë të pavarur. Këmbëngulja për këtë projekt është ajo e Titos të një vendi të paangazhuar. Por është plani i tyre për të zgjatur një sundim autokratik”, tha Nesho, duke shtuar se Vuçiç e ka këtë projekt vetëm kundër Kosovës. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!