Nesër Zelensky flet në Kuvendin e Shqipërisë, Nikolla nis përgatitjet

schedule11:30 - 2 Maj, 2022

schedule 11:30 - 2 Maj, 2022

Ditën e nesërme presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një mesazh. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka firmosur urdhrin për mbledhjen e seancës së posaçme.

Bëhet me dije se seanca do të nisë në orën 13:00 dhe Zelelenky do të flasë nëpërmjet platformës Zoom.

Sipas urdhrit të Nikollës, Sekretari i Përgjithshëm ngarkohet për marrjen e masave për realizimin e infrastrukturës së nevojshme për realizimin e lidhjes direkte me presidentin e Ukrainës.

Që nga fillimi i luftës, presidenti i Ukrainës i është drejtuar disa parlamenteve në botë, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen, ndërsa ka kërkuar vazhdimisht ndihmë.

Sakaq, Shqipëria, anëtare e NATO-s është pozicionuar në krah të aleatëve perëndimorë dhe kë dënuar agresionin ushtarak të Rusisë mbi Ukrainë. Po ashtu, i është bashkuar sanksioneve ndaj Moskës. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!