Nesër takimi Thaçi-Vuçiç

schedule16:34 - 17 Korrik, 2018

schedule 16:34 - 17 Korrik, 2018

Zëdhënësja e shefes së diplomacisë së Jashtme të BE-së, Maja Koçijançiç, nënvizon se është me rëndësi, që dialogu Kosovë-Serbi të intensifikohet. Ajo bën me dije se në takimin e nesërm do të diskutohet progresi i arritur mbi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, por edhe do të intensifikohet puna për marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

Koçijançiç ka konfirmuar se mëngjesin e së mërkurës, me ndërmjetësim të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, do të takohen homologët Thaçi dhe Vuçiç. Ndërkohë, në Bruksel do të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Ata pritet të marrin rekomandimin pozitiv për liberlizimin e vizave./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!