Nesër rifillojnë fluturimet, kushtet që duhet të plotësoni për të udhëtuar drejt Anglisë

schedule19:35 - 13 Prill, 2021

schedule 19:35 - 13 Prill, 2021

Pas një periudhe të gjatë pezullimi për shkak të shfaqjes së variantit britanik të ri të koronavirusit, nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë. Vendimi u mor dy ditë më parë nga Komiteti i Ekspertëve.

Tirana International Airport u kërkon qytetarëve që do të udhëtojnë drejt Anglisë që të plotësojnë disa kushte duke filluar nga tamponi “PCR” i 72 orëve të fundit, që keni rezultuar negativë. Ndërkohë që për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim.

NJOFTIMI I PLOTE I TIA-s
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Angli; Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë dhe do ju luteshim që të keni parasysh këto hapa përpara udhëtimit dhe dokumentet që duhet t’i paraqisni bashkë me pranimin e biletës në aeroport. Kërkohet me rigorozitet:

1. Të jeni 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore.
2. Tamponi PCR i 72 orëve të fundit.
3. Vërtetimi se se keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 pasi të keni mbërritur në Angli. Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod dhe ky kod përfshihet në formularin PFL që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar. Referohuni ju lutem edhe këtij linku.
4. PFL (Formulari Passenger Locator Form) duhet të jetë i plotësuar me kujdes.
5. Për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri.
Urojmë ta gjeni të dobishëm informacionin.
Faleminderit për bashkëpunimin.
Tirana International Airport
db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!