Nesër pritet të zhvillohet para kryeministrisë protesta e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.
Si rrjedhojë autoritetet qeveritare kanë marrë masat për të parandaluar dëmtimet që mund të bëhen nga protestuesit në monumentet publike.
Një ndër masat e qeverisë është heqja e kërpudhës së famshme para kryeministrisë.
Siç shihet nga video e siguruar nga abcnews.al autoritetet po punojnë për heqjen e kërpudhës.
/abcnews.al/