Nesër protesta e Berishës, Artan Hoxha: Në Tiranë garda ruan vetëm Bashën, jo godinën

schedule13:18 - 7 Janar, 2022

schedule 13:18 - 7 Janar, 2022

Një ditë para protestës kombëtare të thirrur për ditën e nesërme nga ish-kryeministri Sali Berisha, gazetari Artan Hoxha e ka krahasuar me ngjarjen e një viti më parë në SHBA. Hoxha thotë se palët duhet të jenë më të përmbajtur.

“Nuk thone kot, qe historia perseritet…Fiks nje vit me pare ne Capitol Hill.. Urojme qe neser, palet brenda selise se fortifikuar te PD dhe ata jashte selise, te jene me te permbajtur…

Ne Amerike situaten e dale jashte kontrollit, pas sulmit ne godinen e kongresit, e zgjidhi vetem nderhyrja e Gardes Kombetare…

Ne Tirane, Garda ka detyre te ruaje fizikisht vetem kreun e PD, Lulzim Basha, jo godinen apo seline e demokrateve”, shkruan Artan Hoxha. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!