Nesër Pashkët, tradita e bekimit të ushqimeve në Shkodër

schedule11:08 - 3 Prill, 2021

schedule 11:08 - 3 Prill, 2021

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën, Ringjalljen e Krishtit. Të shtunën, besimtarët  i drejtohen kishave për të bekuar ushqimet. Tradita ka vijuar në qytetin e Shkodrës.

Bekimi i ushqimeve është një traditë e besimtarëve katolikë në prag të festës së Pashkëve. Ushqimi i Pashkës është i thjesht, bukë, djathë, hudhra e qep te njoma…

Tradita e bekimit të ushqimeve është për mbarësi në jetën. Traditë e lashtë sa vetë Bibla.

“Është traditë që lidhet në mënyrë konkrete me Biblës dhe ka të bëjë me daljen e popullit të Izraelit nga skllavëria e Egjiptit. E njëjta situatë ndodh edhe me popullin e Krishterë, ku Krishti është ai që nxjerr popullin nga skllavëria. Bekimi i bukëve na kujton edhe njëherë që jemi popull që duam të dalin nga skllavëria e brendshme,”, thotë për gazetarin Simon Shkreli  Dom Gasper Kolaj,  ndihmës Famullitar i Shkodrës.

Pashka është festa më e rëndësishme për të krishterët, ringjallja e Krishtit, një simbolikë me ringjalljen dhe nisjen e diçkaje të re. Kjo është simbolika e bekimit të ushqimeve, si një bekim që vjen nga prodhimi i të mirave materiale.

Bekimi i ushqimeve është një traditë e hershme ndër Katolikët pasi kërkohet bekimi i gjithë familjes, përmes ushqimit.

Pashkët, kremtohen tek besimtarët e katolik si ringjallja e Krishtit, ku përgatitja nis me 7 javëshin e Krezhmeve ose agjërimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!