Nesër nisin negociatat për emrin e ri të presidentit të KE

schedule13:30 - 28 Maj, 2019

schedule 13:30 - 28 Maj, 2019

Pas frenimit të valës populiste, të mërkurën nisin negociatat për emrin e presidentit të ri të komisionit evropian. Një rol të rëndësishëm në këtë proces do të kenë liberalët.

Pas numërimit të votave, është momenti i bilancit për të matur marrëdhëniet e forcës që do të jenë vendimtarë për të përcaktuar se kush do të drejtojë ekzekutivin evropian, por sidomos me çfarë programi. Një dhënë është e sigurt: vala populiste nuk ndodhi. Suksesi i parë i Evropës ishte pjesëmarrja rekord në votime, për herë të parë numri i votuesve shënoi rritje që nga 1979. Kutive të votimit iu drejtuan 50.94% e zgjedhësve – rezultati më i mirë në 20 vjet. Një sinjal I madh për besimin në Bashkimin Europian, komentoi holandezi Frans Timmermans, kandidat  i socialistëve në drejtimin e Komisionit Europian. Margrete Vestager, kandidate e liberalëve për ekzekutivin bëri apel për frenim të entuziazmit sepse në pjesëmarrje u regjistruan ndryshime të mëdha: u kalua nga 60 për qind të Gjermanisë në 28 për qind të Sllovenisë. Kjo sipas saj tregon se sa punë duhet bërë ende, dhe se njerëzve u duhet shpjeguar se cfarë bën Bashkimi evropian në mënyrë të veçantë në ato vende ku pjesëmarrja në zgjedhje ishte sërish e vogël.

Qytetarët evropianë votuan kryesisht në favor të partive që mbështesin projektin evropian por jo domosdoshmërish në favor të politikave evropiane të shprehura vitet e fundit.

Një gjë e tillë ishte e dukshme në Greqi, ku pas viteve të tëra shkurtimesh në shpenzimet publike të vendosura nga Bashkimi Evropian e të implementuara nga ALeksis Tsipras, partia e tij Syriza u la prapa me dhjetë pikë nga qendra e djathtë e demokracisë së re e cila mori 33% të votave. Suksesi i papritur i të gjelbërve në Gjermani – ku ekologjistët tashmë janë forca e dytë politike në vend dhe në Francë – ku janë të tretat, tregon një kujdes të veçantë të opinionit publik për politikat e zhvillimit më të qëndrueshme. Të gjithë kandidatët për presidencën e komisionit evropian nga Timmermans tek Ueber dhe Vestager, kanë premtuar politika kundër ndryshimeve klimaterike

Por nga cila mazhorancë do të mbështetet komisioni i ri evropian? Vota e të dielës së kaluar penalizmi familjet mëdha politike me qendrën e djathtë e cila mori 180 vende, rreth 25 për qind më pak, sidomos për shkak të rënies së partisë CDU të Merkel, dhe socialistët që humbasin terren po arrijnë të mbajnë 146 vende sidomos falë suksesit të Pedro Sanchez në Spanjë dhe Timmermans në Holandë. Për të zgjedhur presidentin e Komisionit Evropian duhet vota e të paktën 376 deputetëve. Kandidati i qendrës së djathtë, Manfred Ueber, i bëri apel socialistëve, liberalëve dhe të gjelbërve që të formojnë një mazhoracë të gjerë për të bllokuar të djathtën nacionaliste.

Sovranistët nuk dominuan ashtu si mund të mendohej para zgjedhjeve, por kanë fituar në Itali, Francë dhe Hungari. Në Britaninë e Madhe suksesi ishte për Brexit Parti i Faraxh me 31 për qind të votave. Në Poloni partia euroskeptike dhe konservatore në qeveri: e Drejtë dhe Drejtësi mori 45% të votave. Ekstremi i djathtë humbi  terren në Danimarkë dhe Austri por fitoi në Belgjikë. Vala e madhe nuk është por grupi i Evropës së Kombeve mban 58 vende në parlamentin evropian, 22 më shumë se herën e fundit.

Por një element vendimtar do të jetë sidomos liberalët, falë “Republikës në Marshim” në Francë. Makron nuk fitoi por çon në Parlamentin Evropian 21 deputetë që së bashku me 16 britanikët liberal demokratë përforcojnë ndjeshëm bllokun liberal i cili numëron 109 deputetë. Liberalët e dinë që do të kenë më shumë zë, dhe nuk përjashtohet mundësia që në Këshillin Evropian të vendoset një kandidat liberal si president i ri i komisionit të BE. Negociatat nisin të mërkurën në samitin evropian mes krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!