Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës në pikëpyetje? Ukraina bëri të ditur pasditen e së dielës se do të takohej me palën ruse në orët e para të së hënës dhe se deri atëherë udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko ishte zotuar se asnjë avion, helikopter apo raketë nuk do të lëshohej nga toka bjelloruse.
Lexo edhe: Negociatat me Rusinë, zyrtari ukrainas tregon ditën se kur do takohen dy delegacionet
Megjithatë, të paktën sipas palës ukrainase, nuk po ndodh kështu. Një këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, raporton BBC, ka thënë se një raketë Iskander është lëshuar nga Bjellorusia në Ukrainë pak pas orës 17:00 të së dielës.
Lexo edhe: “Sa të jeni ju nuk ju sulmojmë”, konfirmohen negociatat Rusi-Ukrainë në kufi me Bjellorusinë
“Iskander u lëshua në Ukrainë pranë Mozyr. Kjo do të thotë se ata shkaktuan vdekje diku. Ky është armëpushimi që ne kemi?”, ka thënë këshilltari i ministrit ukrainas.
/abcnws.al