Në përgjimet e realizuara në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, rezulton i përfshirë edhe punonjësi i policisë Oltian Bistri.
Në dosjen hetimore, që ABC News disponon, ngrihet dyshime të arsyeshme se biznesmeni Pëllumb Gjoka zhvillon aktivitetin e lojërave të fatit në kundershtim me ligjin dhe shtetasi Oltian Bistri i krijon lehtësira duke përdorur mundësitë që i ofron pozicioni i punës, asokohe si Shefi i Komisariatit të Policisë Nr 2 Tiranë.
Pjesë nga dosja hetimore:
Me date 25.11.2019 ora 03.17 shtetasi Pellumb Gjoka duke perdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, ai tek xhevo kishte thënë, ka 25 kompjutera dhe një ruleti! Ju kish thenë do e filmoj tjua sjell edhe dua 1 miljon lek për informacionin. E gjen dot cili është? Sma tha dr. Se ai ma tha para se të ikja, kish merak e para se të ikja në Gjermani më takoj. Duhet kujdes pak se drejtori është trembur. I thash për njërin që donte të fuste tre cope dhe kishte frikë.
Me date 06.12.2019 ora 18.51 shtetasi Pellumb Gjoka duke perdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, s’bëhet ajo që pieta, ca ti them unë. I thash do marrësh kafen. Se i kanë vajt shumë e i thonë olti i mban në mes të Tr. Se unë i q*ja motrën.
Me date 07.12.2019 ora 20.18 shtetasi Pellumb Gjoka duke perdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, kanë hap një hetim për një tavolinëata, jo për mua po mos e bëj muhabet.
Me date 08.12.2019 ora 19.06 shtetasi Pellumb Gjoka duke perdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit shkruan, më tha dhe një tjetër për atë hetimin. Kujt mo. Apo tja jap atij te gjitha.
Me date 28.12.2019 ora 16.41 shtetasi Pellumb Gjoka duke perdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, Rebo shumë i trembur. Pa roje te dera ta flas, me roje aty, Jo.
Me date 20.01.2020 ora 20.32 shtetasi Pellumb Gjoka duke perdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, Ka qenë qetë kaq kohë. Sot nga 7, pati nja dy tel, ka kazino, rulet eti. Por ska problem se i thash cunave e beren sikur erdhen dhe nuk konstatuan giii.
Me date 31.01.2020 ora 17.59 shtetasi Pellumb Gjoka duke perdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit shkruan, sdo as Ardi se i thash. Bile dhe per këtë më cau k*rin. I thash e le punën e se heq se i kam dhënë llafin.
Me date 18.02.2020 ora 11.32 shtetasi Pellumb Gjoka duke perdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fund it i shkruan, Nesër mos e hap këto dy tre ditë! Mos i thuaj njeriu. Po dy tre ditë. Nesër ka aksion nga operacionalja në zonën time. Të lutem mos e diskuto me asnjë se më prish punë shumë. Po mora vesh që do të vijnë aty tek ty do të them vetë. Mirë është mos të jetë i hapur.
Me date 19.02.2020 ora 22.34 shtetasi Pellumb Gjoka duke perdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, Neser ne darke mbvlle, ose me saktë neser ne darke do behen kontrollet.
Ne oren 19.25 shtetasi Pellumb Gjoka duke perdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit shkruan, tani do filloj per pak, ik futu gjëkundi se si dihet, mos rri ne qarkullim e fike telefonin. Po kot mo si dihet. Se di. Akoma sna i kane sjell emrat dhe vendet. Dr tha, do e heq piken nga lista. Jo. E din Rebua vete ska nevojii./abcnews.al
LEXO EDHE : Përgjimet nga ‘Metamorfoza’/ Ervis Martinaj porositës i vrasjes së Gjin Ndojit, në këmbim do vriste Kleant Musabelliun