Nesër hapen shkollat në Kosovë, ministri: Ora e parë i kushtohet pandemisë

schedule11:48 - 13 Shtator, 2020

schedule 11:48 - 13 Shtator, 2020

Të hënë  në Kosovë nis viti i ri shkollor. Ministri i Arsimit, Ramë Likaj në një deklaratë për mediat këtë të dielë ka theksuar se vendimi për hapjen e shkollave nuk ka qenë aspak i lehtë.

Likaj ndër të tjera ka deklaruar se ora e parë e mësimit nesër do t’i kushtohet pandemisë, përderisa një orë në javë do të ndahet për t’i informuar nxënësit rreth të rejave në këtë drejtim.

Gjithashtu ministri ka thënë se përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor kanë nisur tash e sa muaj.

MASH ka bërë tash e sa muaj përgatitje për fillimin e vitit shkollor: Janë pastruar dhe dezinfektuar shkollat, është hartuar udhëzuesi i përgjithshëm me 3 skenarë, është përgatitur master plani për e-mësimin që është miratuar me buxhet shtesë prej 12.5 milionë eurosh, është hartuar protokolli për reagimin ndaj pandemisë që përcakton qartë mënyrën e veprimit në raste të caktuara. Secili institucion arsimor e ka krijuar task-forcën e vet… komunikimi i task-forcave do të jetë i përditshëm. Është publikuar kalendari për vitin e ri shkollor, janë shpërndarë librat, është bërë gati orari, janë trajnuar mësimdhënësit për përgatitjen e mësimit, të gjithë mësimdhënësit do të marrin pjesë në mësimin në distancë”, është shprehur ai.

Ndër të tjera Likaj ka theksuar se ministria e tij ka paraparë një shumë të konsiderueshme për shpenzimet e komunave.

Të gjithë janë të obliguar të bartin maska, MASH ka ndarë rreth një gjysmë milioni maska dje dhe sot në shkolla në Kosovë. 300 mësimdhënës në gjendje të rënduar shëndetësore do të jenë jashtë procesit, por do të paguhen”, ka thënë ministri.e.su./abcnews.al