Nesër hapen baret dhe restorantet në ambiente të mbyllura, Manastirliu publikon rregullat strikte

schedule11:01 - 30 Shtator, 2020

schedule 11:01 - 30 Shtator, 2020

Një ditë para hapjes së bareve dhe restoranteve në ambiente të mbyllura në kuadër të lirimit të masave për parandalimin e Covid-19, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka rikujtuar rregullat strikte për klientët dhe punonjësit.

Me anë të një fotoje në rrjetet sociale Manastirliu kërkon të zbatohen rregullat me qëllim ruajtjen e shëndetit për vete dhe të tjerët.

“Respektimi i protokolleve strikte të sigurisë, është thelbësor për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”, shkruan ministrja.

-Në hyrje higjienizues për duart

-Personeli duhet të mbajë maskë

-Tavolinat në distancë 2 me larg njëra-tjetrës

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/1059633407826042/

Më herët abcnews.al ka zbardhur protokollin e detajuar nga autoritete shëndetësore për hapjen e bareve dhe restoranteve në ambiente të mbyllura./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!