Në vendet e Bashkimit Europian ka filluar të mbërrijnë dozat e para të vaksinës së koronavirusit, ndërsa nesër nis fushata e vaksinimit ashtu sikurse është njoftuar.
Pas një udhëtimi që zgjati gati 10 orë, kamioni me 9,750 dozat e para të anti-vaksinës Covid të Pfizer-Biontech arriti në kazermat Tor di Quinto në Romë i shoqëruar nga policia.
Automjeti do të drejtohet sot në spitalin Spallanzani në Romë ku nesër do të kryhen vaksinimet e para. Lajmi është konfirmuar edhe ministri Luigi Di Maio. “Vaksinat e para për personelin mjekësor, siç është premtuar”, shkruan ai në një postim në Facebook.
Franca si dhe Greqia, po ashtu njoftuan mbërritjen e vaksinave të para. g.v/abcnews.al

