Nëse nuk ka futboll deri më 3 gusht, titulli merret në tavolinë

schedule18:34 - 8 Prill, 2020

schedule 18:34 - 8 Prill, 2020

Në një linjë me rekomandimin e UEFA-s dhe FIFA-s dhe pas dy video-konferencave, fillimisht me presidentët dhe më pas me sekretarët e përgjithshëm, edhe FSHF, nëse nuk do të krijohen kushtet për kthimin e garës brenda 3 gushtit të ardhshëm, jo shumë të largët, po as të afërm, do të caktojë me anë të një vendimi fituesin e titullit kampion kombëtar.

Një tezë e tillë natyrisht që mbetet opsioni i fundit, pasi tendenca është kthimi i garës dhe mbyllja e sezonit, sado e sforcuar të jetë ajo, por nëse deri në 3 gusht nuk do të përfundojë gara, atëherë secila Federatë do të jetë e lirë të vendosë për çështjen e titullit.

Burimet e ABC News sigurojnë që FSHF fillimisht është shpresëplotë që gara do të kthehet dhe ndeshjet do të luhen, por në rastin më të keq, në varësi të situatës, atëherë nuk shikon asnjë motiv që ta lërë sezonin pa një fitues, edhe pse kampionati nuk do të mund të përfundohej.

Një çështje e tillë do të përbëjë diskurs edhe në ligat e tjera, madje në Itali vetë Agnelli i Juventusit të vendit të parë nuk do aspak titull në tavolinë. Sidoqoftë, karta e fundit do të jetë vendimmarrja e paapelueshme e KE të FSHF-së për titullin në tavolinë, dhe përgatitjen e edicionit të ardhshëm.

Gjithmonë në rast se situata nuk merr zgjidhje deri në 3 gusht. Aktualisht kampionati kryesohet nga Tirana, në 9 pikë distancë nga Kukësi i vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe 10 javë për tu luajtur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!