“Nëse nuk e përballon luftën, Izraeli mund të vendoset në Ukrainë”, çfarë paralajmëron Alfred Cako

schedule23:18 - 13 Tetor, 2023

schedule 23:18 - 13 Tetor, 2023

Konspiracionisti i njohur, Alfred Cako thotë se elitat botërore po mendojnë që nëse nuk e përballon luftën në vendin ku është, Izraeli mund të zhvendoset në Ukrainë.

“E dini kush është opsioni i dytë, që kanë këta, për ndërtimin e Izraelit, është largimi i tij nga aty nëse nuk e përballon luftën dhe e dini se ku do vendoset…. Do vendoset në Ukrainë. Në kufi me vendet e pushtuara, me lumin Dnieper”, tha ai.

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla tha se bomba e cila e rrezikon Izraelin është ajo demografike. Ai listoi këto faktorë, që sipas tij mund ta dobësojnë Izraelin

“Kush është bomba e vërtetë e Izraelit? Bomba e vërtetë është demografia brenda Palestinës dhe Izraelit. Kjo është bomba reale. Në Gaza janë 2.45 milionë njerëz, kanë 40 mijë forca speciale dhe kanë tre kate poshtë Gazës  kur të futen me trupa dhe kur të shpërthejnë dhe  palestinezët brenda Izraelit, plus të Bregut Perëndimor, plus këta fqinjët. Do bëhet katrahurë. Nëse Izraeli fshihet, fshihet për shkak të bombës”, tha ai në “Zonë e Lirë”./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!