Ray J ka shqetësuar fansat me disa postime që ka bërë në rrjete sociale ku fliste për vetëvrasjen. “Nëse nuk do të ishte për fëmijët e mi, do të hidhesha dhe do të vdisja sonte”, shkroi këngëtari amerikan, postim i cili shqetësoi ndjekësit e tij se diçka nuk shkonte mirë me të.
Një burim tha për TMZ se ai kishte pirë kur postoi mesazhet dhe gruaja e tij, e bindi që t’i fshinte ato. Një tjetër burim pranë tij tha se ai është mirë dhe gjithçka ishte në rregull. Burimi shtoi se ai i bëri pushimet gjatë pushimeve në Meksikë me gruan dhe fëmijët e tyre të vegjël.



