Nga Gavin Lee/ Gazetar i BBC
Supermarketet britanike kanë bërë plane emergjente për të përballuar periudhat e blerjes së panikut dhe përçarjeve të mundshme të furnizimeve ushqimore të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Një vend nga i cili Mbretëria e Bashkuar varet më shumë se çdo vend tjetër për frutat dhe perimet e freskëta është Spanja, ku rreth një e katërta e produkteve të freskëta të shitura në supermarkete në Mbretërinë e Bashkuar vijnë në sezonin e verës.
Por ka disa pyetje se si disa kompani spanjolle po trajtojnë punëtorët e tyre migrantë, të cilët vijnë kryesisht nga Afrika.
“Nëse nuk dëshiron të punosh si skllav, atëherë do ngelësh papunë,” i tha BBC një punëtori, i cili nuk dëshironte të indetifikohej.
“Por nëse kërkoni të drejtat tuaja, atëherë nuk mund të punoni.”
Kushtet janë të mjerueshme. Disa paguhen nën pagën minimale dhe punojnë pa pushim në serrat që janë 50C brenda.
Por edhe emigrantët të cilët punojnë legalisht nuk janë duke marrë rrogën.
Ndërkohë në disa kompani punëtorët kanë nisur protestat për kushtet e mjerueshme të punës dhe për arsyen se nuk po paguhen as me një pagë minimale.
Një nga punëtoret tha: Fola me pronarin, më tha nuk do të paguaj, mund të bësh çfarë të duash.
Këtu na kanë mohuar të drejtat tona, përfundoj punëtorja.
Ndërkohë gazetari i BBC mori në pyetje pronarin për ankesat e punonjësve dhe përgjigjia e tij ishte : Nuk e di pse ankohen , ne i paguajmë në bazë të rrogës që i ka caktuar shteti dhe se ka dokumenta për ta vërtetuar.
Por punëtorët këmbëngulin se ata nuk paguajnë dhe se dokumentat që thonë se zotërojnë janë të rreme./abcnews.al