Johnson & Johnson do të ketë më pak se 10 milionë vaksina gati nëse Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA do ta autorizonte për përdorim emergjent në javët që do të vijojnë. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar federal i shëndetit për CNN.
Zyrtari tha se numri i dozave të disponueshme mund të shkojë deri në 20 apo 30 milionë deri në prill.
Vaksina e Johnson & Johnson rezultoi që të ishte 66% efektive në parandalimin e formave të rënda dhe të rënduara të sëmundjes në testitet e fazës së tretë.
Sipas kompanisë, vaksina është 85% efektive ndaj formave shumë të rënda të sëmundjes. /abcnews.al/