“Nëse kushtet e sigurisë na lejojnë”, Ambasada amerikane në Kiev shpreson të rihapet në fund të Majit

schedule15:55 - 2 Maj, 2022

schedule 15:55 - 2 Maj, 2022

Ambasada e SHBA-së në Ukrainë shpreson të rihapet në Kiev deri në fund të majit nëse kushtet e lejojnë, tha Ambasadorja në detyrë e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, Kristina Kvien, në një konferencë shtypi në Lviv të hënën.

“Ne shpresojmë shumë që kushtet do të na lejojnë të kthehemi në Kiev deri në fund të muajit,” tha Kvien.

“Ne ndjekim këshillat e profesionistëve të sigurisë dhe kur ata të na thonë se mund të kthehemi, ne do të kthehemi,” shtoi Kvien.

SHBA vendosi të mbyllë  ambasadën e SHBA në Kiev më 14 shkurt dhe zhvendosi përkohësisht një numër të vogël të personelit diplomatik të mbetur në vend në Lviv, vetëm 10 ditë përpara pushtimit rus të Ukrainës./abcnews.al/