Nëse këtë aplikacion e keni të shkarkuar në celular, fshijeni menjëherë!

schedule12:05 - 2 Mars, 2021

schedule 12:05 - 2 Mars, 2021

Nga The Guardian

Një paralajmërim serioz është bërë për përdoruesit e Android, për të kontrolluar nëse kanë në celularin tyre një aplikacion shumë të rrezikshëm, i cili deri më tani është instaluar 100 milion herë. Po flasim për SuperVPN, një paket aplikacionesh që premton të mbrojë privatësinë tuaj dhe t’ju mbajë të sigurt. Në fakt, është zbuluar se bën të kundërtën.

Aplikacioni VPNpro i lejon hackerat të përgjojnë komunikimet mes përdoruesit dhe ofruesit, informon abcnews.al.

VPN-të synojnë të krijojnë një tunel të sigurt midis pajisjes suaj dhe internetit, përmes serverit të VPN-së për të maskuar vendndodhjen tuaj dhe aktivitetin tuaj në internet. Aplikacione të tilla janë bërë shumë më të popullarizuara në vitet e fundit, me qëllim ruajtjen e privatësisë. Por, si me të gjitha aplikacionet, duhet të tregoni kujdes para se ta instaloni në celularin tuaj.

Ekipi hulumtues në CyberNews paralajmëroi se, një përdorues në një forum të popullarizuar të hackerëve po shet kredencialet e përdoruesit dhe të dhëna për pajisjet e vjedhura,  nga tre shërbime të ndryshme Android VPN.

SuperVPN, konsiderohet si një nga më të njohurat dhe më të rrezikshmet. Më pas vjen VPN në Google Play me 100 milion instalime, si dhe GeckoVPN  me 10 milion instalime dhe ChatVPN  me 50,000 instalime, informon abcnews.al.

Sipas CyberNews, shkelja përmbante detaje të rreth 21 milion përdoruesve, me të dhëna që përfshijnë emra, adresa e-maili, të dhënat e pagesës dhe madje edhe detajet e pajisjes. Studiuesit gjithashtu pohojnë se shkelja përfshin regjistrat e hyrjes, me adresat IP të mbledhura kur përdoruesit hyjnë në shërbim.

Kontrolloni telefonin tuaj për aplikacionin dhe nëse e gjeni, fshijeni atë. Ka të paktën gjashtë aplikacione të tjera të ngjashme me SuperVPN, me përshkrime identike dhe logo nga krijues të ndryshëm në Google Play./e.b-abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!