Nëse keni një pjatalarëse, me siguri po e bëni këtë gabim

schedule16:00 - 28 Qershor, 2021

schedule 16:00 - 28 Qershor, 2021

Padyshim, pjatalarësja është një nga pajisjet më të dobishme shtëpiake që lehtëson duart e kujtdo që ka ndërmarrë detyrën e vështirë të larjes së enëve.

Ndërsa është shumë e lehtë për t’u përdorur, shumica bëjnë disa gabime që në fund larja e enëve nuk është efektive.

Shumica, përpara se të vendosnin enët, gotat, etj, i shpëlani ato, duke hequr mbeturinat e ushqimit. Por kjo nuk duket se është gjëja e duhur për të bërë.

Sipas ekspertëve, pjatat duhet të jenë të papastra në mënyrë që detergjenti i pjatalarësit të funksionojë.

Prodhuesit e detergjenteve dekurajojnë klientët nga larja e enëve sepse kjo pezullon funksionimin e produkteve të pastrimit.

Enzimat e detergjentit janë krijuar për t’u ngjitur në grimcat e ushqimit. Pa mbetje ushqimore, enzimat nuk kanë ku të bashkohen.

Me fjalë të tjera, detergjenti thjesht humbet pasi nuk ka asnjë arsye që të funksionojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!