“Nëse i shihni këta persona, lajmëroni menjëherë policinë”, autoritetet apel qytetarëve

schedule16:38 - 26 Korrik, 2022

schedule 16:38 - 26 Korrik, 2022

Policia e Rajonit të Prizrenit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e dy personave, të cilët po kërkohen për veprën penale “grabitje”, raporton Express.

Sipas Policisë, ata dyshohen se me forcë kanë grabitur zinxhirin e arit dhe një lirë nga një grua.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!