“Nëse fitoj, Messi qëndron”, kandidati për president gëzon tifozët e Barçës

schedule20:19 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 20:19 - 10 Dhjetor, 2020

Kandidati për Presidenti i Barcelonës, Jordi Farre, ka deklaruar se Leo Messi dëshiron të qëndrojë tek katalanasit. Kujtojmë që kontrata e argjentinasit përfundon vitin e ardhshëm dhe e ardhmja e tij ka qenë një nga temat më të diskutuara të muajve të fundit. Kandidati Farre shprehet i sigurtë se nëse ai zgjidhet President, 33-vjeçari do të vazhdojë të qëndrojë në “Camp Nou”.

“Messi dëshiron të qëndrojë te Barcelona. Kjo është ajo që di unë. Gjithashtu familja e tij e dëshiron diçka të tillë dhe ne do të punojmë që kjo dëshirë të realizohet. Jam aq i sigurtë të se nëse fitojmë zgjedhjet, Leo do të rinovojë marrëveshjen e tij”, deklaron spanjolli.

 

Madje kontrata e re do të nënshkruhet automatikisht që në 25 janar, një ditë pasi të fitoj zgjedhjet. Neymar?  Nënshkrimi me të mund të jetë diçka e realizueshme sepse investimi do të jetë më i madh se shpenzimi për të”, përfundon Farre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!