Nëse ekspertët japin dritën jeshile, Australia do të sigurojë 85 milion doza të vaksinës

schedule09:08 - 7 Shtator, 2020

schedule 09:08 - 7 Shtator, 2020

Australia ka njoftuar se do të sigurojë 85 milion doza të vaksinës së COVID-19, nëse testimet do të rezultojnë të suksesshme.

Kryeministri Scott Morrison bëri me dije se janë arritur dy marrëveshje që do të lejonin aplikimin e tyre, nëse do të lejoheshin për përdorim.

“Australia ka nevojë për shpresë. Kryesisht Viktorias i duhet më shumë shpresë sot. Sot, hedhim një tjetër hap të rëndësishëm për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve në Australi”, u shpreh ai.

Ai po ashtu bëri me dije se kostoja e tyre arrin në 1.7 miliardë dollarë, ndërsa shtoi se nëse ekspertët japin dritën jeshile, Australia është ndër vendet kryesore për arritjen e marrëveshjes për sigurimin e vaksinës.

Sakaq Australia ka regjistruar 26,000 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shënuar 769 viktima.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!