Nëse e përdorni këtë maskë dy herë në javë, rrudhat tuaja do të zbehen

schedule10:38 - 13 Maj, 2022

schedule 10:38 - 13 Maj, 2022

Një gjë është e sigurt, nuk duhet të shpenzoni më para për trajtime dhe kremra të shtrenjta për ta bërë fytyrën tuaj të duket bukur , sepse tashmë keni gjithçka në kuzhinën tuaj. Kjo maskë është diçka që dermatologët rekomandojnë të jetë një rutinë kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës.

Është vërtetuar se zbeh edhe rrudhat më të thella dhe ushqen fytyrën. Karotat janë jashtëzakonisht të pasura me beta-karoten, vetitë pozitive të së cilës janë të njohura për të gjithë. Është një përbërje e domosdoshme e pothuajse çdo kremi kundër diellit dhe rrezatimit UV.

Karoteni ka një efekt të dobishëm në lëkurë. Kjo substancë prodhon një vitaminë shumë të rëndësishme A, e cila gjendet kryesisht në karota. Kjo vitaminë quhet “vitamina e rinisë” dhe në kombinim me mjaltin jep një efekt perfekt sepse kombinimi hidraton dhe ushqen lëkurën dhe i rikthen elasticitetin e saj.

Karotat janë të pasura edhe me vitamina të tjera. Këto janë kryesisht vitamina të grupit B (B1, B2, B5, B6) dhe PP, D, E dhe X.

Përbërësit:

Dy lugë mjaltë
Një karotë
Përgatitja:

Lani dhe qëroni mirë karotën dhe më pas grijeni në blender. Shtoni mjaltin dhe përzieni gjithçka mirë për ta bërë masën të njëtrajtshme. Aplikojeni maskën në të gjithë fytyrën dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Më pas shpëlajeni lëkurën me ujë të vakët. Maskën duhet ta aplikoni të paktën dy herë në javë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!