Nëse doni paqe, qëndroni larg këtyre shenjave. Ata janë agresivë dhe të pakontrollueshëm

schedule14:05 - 26 Tetor, 2021

schedule 14:05 - 26 Tetor, 2021

Dashi

Këta persona përveçse janë nervozë, stresohen shumë lehtë. Priren të jetë shpërthyes dhe të bezdisshëm, thonë atë që mendojnë, duan të kenë gjithmonë të drejtë, nuk u pëlqen të zemërohen dhe urrejnë të humbasin. Ndaj nëse një Dash është i stresuar, më mirë qëndroni larg.

Binjakët

Durimi është larg nga të qenit një karakteristikë e Binjakëve. Janë impulsivë dhe irritohen lehtësisht. Binjakët kanë mendje shumë aktive, kështu që e kanë të vështirë të përballen me njerëz që janë më të ngadaltë se ata ose kur gjërat nuk shkojnë siç duhet. Në këto situata, shpesh sillen në mënyrë të vrazhdë.

Demi

Këta persona janë më të rezervuar dhe nga natyra priten të ruajnë intimitetin. Për shkak se e marrin çdo gjë seriozisht, përfundojnë duke u stresuar dhe për problemin më të vogël. Ndërsa zhgënjimet dhe problemet shtohen, ata përfundojnë duke shpërthyer me të gjithë përreth. Demi është dhe në listën e më xhelozëve ndaj mund ta ketë të vështirë t’i kontrollojë impulset.

Akrepi

Personat e kësaj shenje janë shpërthyes, hakmarrës dhe kontrollues ndaj kini kujdes. Kur janë të stresuar, këta njerëz e bëjnë të qartë disponimin e tyre të keq duke shpërthyer ndaj kujtdo përreth, pa menduar me shumë kujdes për pasojat, edhe nëse brenda pak minutash gjithçka qetësohet. /abcnews.al