Pedagogu i politikës ndërkombëtare, Mentor Beqa ka deklaruar se SHBA po largohet nga Europa dhe vepron vetëm për interesat e veta, ndërsa Europa duhet të krijojë autonomi strategjike ose do të ketë peshë të papërfillshme ndërkombëtare. Ai shtoi se mungesa e lidershipit e fut kontinentin në krizë politike, dhe pa BE-në Europa nuk është faktor në siguri. Beqa paralajmëroi gjithashtu se në rast se bie NATO, vendet europiane do të duhet të mbrojnë veten përmes sistemit të vetëmbrojtjes.
“SHBA po largohet nga Europa dhe po vepron vetëm për interesat e veta, dhe më pas për aleatët që i shërbejnë. Europa ose krijon autonomi strategjike – politike, e përbashkët ushtarake dhe e jashtme – ose ruan status quo-në dhe do të ketë peshë të papërfillshme ndërkombëtare. Ata që duhet të marrin vendime duhet të zgjidhin problemet politike dhe ekonomike. Unë e shoh të vështirë bashkimin e vendeve.
Europa futet në një krizë politike nga e cila nuk del dot për shkak të mungesës së lidershipit. Pa BE-në, Europa nuk është faktor në fushën e sigurisë. Nëse bie NATO, kthehemi tek sistemi i vetëmbrojtjes dhe aftësia për të mbrojtur veten.”
Diplomati Roland Bimo ka deklaruar se Europa ka të pamundur të reformohet dhe e ardhmja e saj do të jetë një vdekje e ngadaltë, një fakt që përjetohet çdo ditë.
“Europa ka të pamundur të reformohet, dhe ajo që do të vijë do të jetë një vdekje e ngadaltë – një fakt që e përjetojmë çdo ditë.” / abcnews.al /


