Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nëse Berisha refuzon të paraqitet në SPAK, duhet të shoqërohet me forcë nga policia?/ Përgjigjet e sondazhit në ‘Zëri i Shqiptarëve’

schedule22:31 - 17 Nëntor, 2025

schedule 22:31 - 17 Nëntor, 2025

“ABC News” publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës në “Zëri i Shqiptarëve”.

Sondazhit iu nënshtruan këtë herë 1273 banorë të rritur të vendit.

Ashtu si edhe më parë, linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit, ndërsa marxhi i gabimit shkon në +/- 2.7%.

Pyetjes nëse Berisha duhet të shoqërohet me forcë nga policia nëse refuzon të paraqitet në SPAK për tu pyetur për 21 janarin, shumica e tyre votojnë bindshëm po.

73.4 për qind e të anketuarve anojnë nga PO, të dyjëzuar janë 4.6 për qind, ndërsa 22 për qind e të anketuarve mendojnë se Berisha nuk duhet të shoqërohet me forcë nga policia nëse refuzon të paraqitet në SPAK.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!