Nëntor, euro e dollari dobët ndaj lekut

schedule15:30 - 26 Nëntor, 2017

schedule 15:30 - 26 Nëntor, 2017

Muaji nëntor ka vijuar të mbajë të dobët monedhën europiane ndaj lekut. Ditët e fundit, një euro u këmbye më pak se 134 lekë, nivel i shënuar edhe në fillim të muajit. Ndërkohë, dollari amerkian ka njohur një zhvlerësim të mëtejshëm duke zbritur në një muaj me rreth 3 lekë. Në pikat e këmbimit valuator, një dollar amerikan është këmbyer këtë fundjavë me 113 lekë.
Agjentët e këmbimit valutor, presin ndërkohë një zhvlerësim të lehtë të euros muajin e ardhshëm. Pushimet e fundvitit pritet të sjellin më shumë valutë të huaj në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!