Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nëntë muaj burg për Agim Ademin, futbolli në Kosovë është në kaos total

schedule19:27 - 26 Shkurt, 2020

schedule 19:27 - 26 Shkurt, 2020

Presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi, është dënuar me nëntë muaj burg nga Gjykata e Apelit, me veprën penale detyrim në tentativë. Burg edhe për Muharrem Rama, i cili do të vuajë dënimin 1 vjeçar.

“A.A. dhe M.R. janë shpallur fajtor nga ana e gjykatës së shkallës së parë, për veprën penale të detyrimit në tentativë, nga neni 267 paragrafi 2, lidhur më paragrafin 1, lidhur me nenin 20 dhe 23 të Kodit Penal të Kosovës(KPK), dhe janë gjykuar, i pari më dënim më burgim në kohëzgjatje prej 9(nëntë) muajve, ndërsa i dyti më dënim më burgim në kohëzgjatje prej 1(një) viti.

Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i ankimuar, nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, nuk është shkelur ligji penal dhe se gjendja faktike, është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë. Apelit vlerësoj se dënimi i shqiptuar është në proporcion më shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale, shkallën e përgjegjësisë se akuzuarve dhe në funksion të qëllimit të përcaktuar me ligj”, thuhej në njoftimin e Apelit.

Në vitin 2012, kreu i Federatës Kosovare, Agim Ademi, së bashku me Muharrem Ramën, kanë kërcënuar Dritan Kabollin, duke tentuar të përfitojnë 30 mijë euro dhe një makinë BMË “X5”. Por nuk është vetëm kjo, pasi siç raporton Insporti, Ademin dhe Ramën e pret dhe një gjyq tjetër, pasi në shtator të vitit 2019, kanë sulmuar ish-doktorin e FFK-së, Mehmet Mexhunin, duke e goditur nga mbrapa. Futbolli në Kosovë është në kaos total./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!