Nëntë karbohidrate të shijshme që nuk do t’ju shëndoshin

schedule19:00 - 28 Nëntor, 2020

schedule 19:00 - 28 Nëntor, 2020

Te gjithe e dime historine. Ngrenia e karbohidrateve rrit sheqerin ne gjak gje qe rezulton ne rritje te insulines. Insulin transporton sheqerin shtese ne qelizat yndyrore dhe ju shendosheni. Me kalimin e kohes organet behen rezistente ndaj insulines dhe ju zhvilloni diabetin e tipit II, seundje te zemres,presion te larte te gjakut, ne kete menyre shkurtoni jeten me rreth 7 vite.

Kjo eshte e verteta! Por…jo e gjitha!

Historia eshte me e komplikuar se kaq sepse jo te gjithe karbohidratet krijohen njelloj. Me kete nuk po ju themi se sheqeri dhe mielli nuk ju shendoshin sepse ne fakt ato ju shendoshin.

Atehere kush jane keto karbohidrate magjike qe nuk ju shendoshin? Pak a shume cdo gje qe mund te gjeni ne natyre. Nese eshte ne nje kuti dhe ka te shenuar mbi te “drithera te plota” duhet pare me rezerva.

Megjithate pavresisht se karbohidratet e meposhtme konsiderohen te shendetshme,duhen ngrene gjithnje ne sasi te moderuara:

  • Frutat

Disa dieta te njohura rekomandojne te kufizohen frutat per shkak te perqendrimit relativisht te larte ne sheqer qe ato kane. Gjithsesi ju mund te humbisni peshe duke konsumuar fruta per sa kohe nuk “hani pafund”. Fruktoza, sheqeri qe gjendet ne fruta eshte i keq per ju jo vetem sepse rrit sheqerin ne gjak, por sepse shnderrohet ne dhjamosje te melcise. Gjithsesi sasia e vogel e fruktozes qe gjendet ne fruta nuk duhet t’ju shqetesoje.

  • Fasulet

Edhe pse fasulet jane relativisht te pasura ne karbohidrate, nje pjese e rendesishme e tyre jane fibra dhe ngarkesa glicemike eshte mjaft e ulet. Fasulet jane gjithashtu nje burim i shkelqyer i hekurit, proteinave dhe folateve si dhe mineraleve te tjera.

  • Tershera

Tershera e paperpunuar (e mbeshtjelle ne cipen e vet)ka pak kalori, eshte e  pasur me fibra dhe nuk te shendosh. Gjithashtu ndryshe nga besimi i pergjithshem se eshte e veshtire per t’u gatuar ne fakt eshte e kunderta,mund te pergatitet ne pak minuta. Ne kete menyre nuk keni pse te blini llojet e paketuara, te shtrenjta dhe me embelsues artificiale qei ngjajne me shume embelsirave sesa nje mengjesi te shendetshem.

  • Bulmeti

Ne sasi te arsyeshme dhe pa sheqerna te shtuar (lexoni me kujdes etiketat: sukroza dhe fruktoza jane sheqerna te shtuar zakonisht:  produktet e bulmetit nuk ju ndikojne ne shtimin ne peshe.

  • Thjerrezat

Ashtu si fasulet,thjerrezat jane plot me fibra dhe treten ngadale. Shtimi I thjerrezave ne dieten tuaj do t’ju ndihmoje te humbisni peshe.

  • Farro

Farro eshte nje drithe me kokerr te dendur,me levozhge te trashe dhe shije shume te mire. Edhe pse hyn ne familjen e dritherave, farro ka aftesi t’ju mbaje te ngopur per nje kohe te gjate.

  • Vera

Edhe pse njerezit shpesh thone se vera dhe alkooli kane shume kalori, trupi i perpunon kalorite e alkoolit ndryshe nga kalorite e sheqernave. Sigurisht qe ka shume aryse pse duhet ta mbani nen kontroll sasine e veres qe konsumoni, ,megjithate konsumi i nje gote here pas here nuk do t’ju pengoje ne objektvin tuaj per te humbur peshe.

  • Quinoa

Teknikisht  nje fare dhe jo nje drithe,quinoa eshte nje burim i mire proteinash dhe fibrash dhe ka nje indeks glicemik shume te ulet. Gjithashtu eshte e pasur me hekur, ka nje profil te plote aminoacidesh (shume e mire per vegjetarianet) dhe gatuhet shume shpejte.

  • Patatet

Kjo mund t’ju habise por sasi te moderuara te patateve te gatuara ne yndyrna te shendetshme (jo vajra vegjetale te procesuar) nuk do t’ju shendoshin. Patatet jane te pasura me hekur, vitamin C, vitamin B6 dhe minerale.

*PhD.MD. Albana Daka, mjeke laboratori-nutricioniste

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!