“Nënshkrim i tmerrshëm”, tifozët e Bayern të zhgënjyer me Mane: Nuk mund të përballosh pa Klopp?

schedule16:56 - 15 Shtator, 2022

schedule 16:56 - 15 Shtator, 2022

Bayern Munich mposhti Barcelonën me rezultat 2-0 në kuadër të javës së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Por Sadio Mane humbi në fushën e Allianz Arena dhe u zëvendësua në minutën e 70-të të ndeshjes.

Sadio Mane u tërhoq pas 70 minutash kundër Barcelonës, teksa trajneri i Bayern Munich i thotë legjendës së Liverpool-it se “duhet të përshtatet”.

Disa tifozë të Bayernit kanë filluar të mendojnë se ish-lojtari i Liverpoolit thjesht nuk është i përshtatshëm taktikisht për klubin gjerman, shkruan abcnews.al.

Ja çfarë shkruajnë fansat e Bayern:

💭 “Mane ka qenë një nënshkrim i tmerrshëm për Bayernin.

💭 “Është koha të pranojmë se Mane i mungon Liverpool.

💭 “Për mua është mjaft e qartë që Mane nuk e kupton plotësisht rolin e tij në sulm. Dhe nuk mendoj se është vërtet faji i tij. Pjesa e parë e paqartë ndaj Barçës, shumë gabime individuale. E njëjta paraqitje e ekipit kundër Union dhe Gladbach na rezultoi në humbjen e pikëve”.

💭 “Manes i mungojnë përqafimet e Klopp”.

💭 “Mane ishte një nga lojtarët më të këqij në fushë dhe ne e blemë këtë djalë, natyrisht, posaçërisht për ndeshje të rëndësishme”. /abcnews.al/

Sadio Mane u tërhoq pas 70 minutash kundër Barcelonës, teksa trajneri i Bayern Munich i thotë legjendës së Liverpool-it se "duhet të përshtatet" |  Dielli