Pas një hapësire fantastike transferimesh, ku kanë forcuar jo pak ekipin për sezonin e ri, mund të thuhet me plot gojë se merkatoja e verës së “zikaltërve” të Inter është mbyllur zyrtarisht këtë të premte, teksa nuk ka munguar dhe një afrim i fundit, si “qershia mbi tortë”.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, nënkampionët e Evropës kanë siguruar shërbimet e mesfushorit holandez të Ajax, Davy Klaassen, me këtë të fundit që ka nënshkruar një kontratë me “zikaltërit” të vlefshme deri në vitin 2025.
Në krahun tjetër, ardhja e Klaassen shton akoma dhe shumë rivalitetin e pozicionit të titullarit në mesin e fushës, për “legjionarin” e Kombëtares sonë, Kristjan Asllani, me këtë të fundit që nuk pranoi huazimin te Sassuolo dhe tashmë gjithçka mbetet në dorën e teknikut Inzaghi. /i.m /abcnews.al