Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka shkuar në Presidencë, aty ku po mbahet takimi i presidentes në detyrë Vjosa Osmanit me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Para mediave Mulhaxha – Kollçaku la folur shkurt, ndërsa është shfaqur tepër e emocionur.
Ajo ka thënë se është vendim i merituar dhe i drejtë ai që ka marrë Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.
“Kjo qeveri që nga fillimi ishte ilegjitime, një qeveri që e grabiti pushtetin. Presim më të mirën. Ka aq shumë disponim, saqë të gjitha zemrat rrahin Vetëvendosje këto ditë”, ka thënë ajo. /abcnews.al