Nënkomisari vetëvritet në komisariat, Policia e Durrësit: Ishte dënuar me vendim gjykate, vrau veten në kushtet e depresionit

schedule17:52 - 25 Janar, 2024

schedule 17:52 - 25 Janar, 2024

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e së enjtes, ku nënkomisari Arben Pjeçi vrau veten me armën e shërbimit brenda ambioenteve të komisariatit.

Në njoftim thuhet se këtë të enjte, nga ana e familjarëve të oficerit të Policisë Arben Pjeçi, është njoftuar Komisariati i Policisë Durrës, për humbjen e kontakteve me familjarin e tyre.

Rrreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili është gjetur i vetëvrarë, me armën e shërbimit.

Pjeçi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”, në bazë të nenit 89 të Kodit Penal. Vendimi i Gjykatës i formës së prerë ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit.

Pjeçi, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës.

“Ndodhem në ambientet e jashtme të Policisë së qarkut të Durrësit. Nënkomisari i policisë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Ishin familjarët që kishin humbur kontaktet gjatë ditës së sotme. Policia e ka gjetur pa shenja jete nënkomisarin e qarkut të Durrësit. Mësohet se nënkomisari ishte i stresuar gjatë ditëve të fudiut, ishte pezulluar për disa ditë nga puna. Policia e Durrësit po punon duke mbledhur prova dhe fakte të tjera. Është ngritur një grup pune për ta hetuar këtë çështje,. Është një ngjarje e rëndë. Policia në deklaratën e saj thotë se jemi lajmëruar nga familjarët dhe më pas ne e kemi shqyer derën dhe e kemi gjetur të pajetë. Pistoleta bën zhurmë dhe nuk ishte e nevojshme të kishte një lajmërim nga familjarët”, raportoi gazetari i ABC News, Leonidha Musaj./abcnews.al