Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj thotë se objektivi për vitin 2025, është që aeroporti “Nënë Tereza” të certifikohet për fluturime të gjata, përfshirë edhe në SHBA.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Et’hemaj u shpreh se Shqipëria ka numrin më të madh të pasagjerëve në rajon.
“Objektivi jonë është që në vitin 2025, infrastuktura aeroportuale të jetë gati për të akomoduar fluturimet e gjata. Pista, ka mbaruar faza e parë e rehabilitimit, jemi në fazëne dytë të zgjatimit të pistës. Sot, mbledhja midis aeroportit dhe Albcontrol pati qasje pozitive. Do ecim në proces. 2025 është viti ku përgatisim aeroportin për fluturime të gjata. Kur kemi gati infrastrukturën, vjen faza e dytë e certifikimit të aeroportit. Kush fluturon në Amerikë, duhet të certifikohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil amerikan, në dy objektiva, në siguri, edhe në operime. Ne i kemi nisur të dyja këto. Do aplikojmë në fund të vitit, nëse certifikimi është gati, teknikisht është biznes. Aeroporti, në siguri po investon shumë.
Aeroportet, qeveria shqiptare, i ka për detyrë t’i certifikojë. Unë di që aeroporti i Kukësit ka interes. Është specifik sa i përket terrenit. Ne e rivitalizuam atë aeroport. Aeroporti i Kukësit, në vitin e parë ka bërë 45 mijë pasagjerë. Kompanitë ajrore, nuk kanë avionë. Ka fluturime. Nuk është në ritmin e fillimit. Por duhet ta shikosh në kontekst. Kermi avionë shumë më pak në treg. Ka një mungesë avionësh, ka kërkesë në rritje. Sa më shpejt të stabilizohet, por fluturime ka.
Në mënyrë të padiskutueshme, jemi nga aeroportet e rajonit, jemi me numrin më të madh të pasagjerëve. Jemi 3 herë më shumë se popullsia. Kemi fluks fluturimesh. Janë çmimet e lira, infrastruktura rrugore është shumë e mirë, çmimet janë konkurruese”, theksoi ai./abcnews.al