Nënë për herë të tretë, zbulohet kuptimi i emrit që Arbana zgjodhi për të bijën

schedule19:05 - 2 Shtator, 2022

schedule 19:05 - 2 Shtator, 2022

Më 1 shtator, moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë. Ajo solli në jetë një vajzë dhe lajmin e ndau përmes një foto nga spitali, ku shfaqej me të voglën në krahë.

Sakaq, Arbana zbuloi edhe emrin që kishte zgjedhur për ta quajtur vogëlushen, Zoi. Ky emër është tepër i veçantë pasi ka origjinë greke dhe do të thotë ‘Jetë’. Sipas shkrimeve të shenjta, emri Zoi lidhej me Evën, sepse Eva ishte burimi i jetës.

Kujtojmë që dy djemtë e moderatores, quhen Jon dhe Diell. Ata ishin dy vizitorët e parë të së motrës, të cilët shkuan ta takojnë menjëherë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!