Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Cunmulaj do të bëhet nënë për herë të tretë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ajo, përmes një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet me dy vajzat e saj.
Në këtë mënyrë, Emina ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës, që do të jetë një djalë.
“Një djalë i vogël është në rrugë dhe ne të gjithë jemi aq të ngazëllyer”, ka shkruar ajo krahas fotos.
Ndërkohë në “body-t” që mbajnë veshur shkruhet: “Ne mezi po presim të takojmë vëllain tonë të vogël”.
View this post on Instagram
Sakaq, vihet re që komentet kanë qenë të shumta dhe shumë prej ndjekësve të modeles mezi e kishin pritur këtë lajm./abcnews.al